Ballina Politika Berisha sulmon nga Berati ish kreun e këshilltarve, Dritan Burgija: Nuk...

Berisha sulmon nga Berati ish kreun e këshilltarve, Dritan Burgija: Nuk u fut në listë, telefononte të tjerët të mos punonin

225
0

Sali Berisha nga Berati në një takim me fermerët ka sulmuar të gjithë ata që sipas tij kanë punuar kundër PD gjatë fushatës, madje duke hedhur akuza të rënda.  Edhe pse ka pasur zëra kritik për përjashtimet  në këtë takim Berisha është treguar i prerë dhe ka sulmuar ashpër Salianjin duke e akuzuar se drekonte me Ergys Agasin kur Berisha liste kundër tij. Por duket se edhe “tradhëtarët”e Durrësit nuk i ka harruar, ndërsa ka sulmuar ashpër Burgijën duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me socialistët. Zoti Berisha nuk e ka mohuar që e ka pasur mik, por është shprehur se pasi nuk u fut në listë, u telefononte të tjerëve të mos punonin.

 

“Ai tjetri, ai nënkryetari i Durrësit, mik e kisha atë. Gjithë fushatën ai nuk punoi një ditë, përkundrazi punoi për tjetrin se u inatos se nuk u fut në listë.  Po tani ti vërtet nuk u fute për deputet, por të kishim kryetar të këshilltarëve tanë për bashkinë e Durrësit, nuk është se nuk u përfille.

Dhe gjatë fushatës u telefononte të tjerëve që mos punoni.Këto janë qëndrime, nuk janë mendime.

Ata që punuan dhe ata që punojnë, ata nuk u kanë borxh këtyre. Dhe u siguroj se ne do bashkohemi edhe më shumë dhe do hapemi dhe jemi të hapur. Por me njerëz të shkelur, siç thotë populli, me të shkelur, të shkelurit të shkojnë me ata që i kanë shkelur.”