Bllokimi i kanaleve kulluese është bërë një nga faktorët kryesorë që dyshohet se ka ndikuar në përmbytjet e fundit në qytetin e Durrësit.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Durrës ka nisur një aksion në terren për lirimin e kanaleve kulluese të nivelit të parë dhe të dytë, të cilat rezultojnë të jenë zënë nga mure rrethuese të banesave të ndërtuara pa leje.
Sipas autoriteteve, qëllimi i ndërhyrjes është pastrimi dhe thellimi i këtyre kanaleve, me synim përmirësimin e rrjedhjes së ujërave dhe parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.
Aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim në zonat më problematike të qytetit.







