Irani ka rihapur ngushticën strategjike të Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim të armëpushimit javën e ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se vendimi është në përputhje me armëpushimin e shpallur në Libani.
“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, sipas korridorit të koordinuar siç është njoftuar më parë nga Organizata e Porteve dhe ajo Detare e Republikës Islamike të Iranit”, shkroi ai në rrjetin social X.
Kujtojmë se Ngushtica e Hormuzit është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.
Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra.
Hormuzi zë vendin e dytë ndër itineraret më të rëndësishme në botë për transportin e naftës si rruga Malacca dhe Kanali i Suezit.







