Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, iu bashkua protestuesve të cilët u drejtuan drejt Kuvendit, aty ku organizatorët kishin njoftuar vijimin e protestës. Në fjalën e tij, ai theksoi se disa deputetë demokratë kanë mbetur të lënduar si pasojë e përdorimit të sprajit lotsjellës gjatë përplasjes me forcat e rendit.
Korreshi u shpreh se situata nuk i tremb qytetarët, pavarësisht pranisë së shtuar të policisë në terren.
Ai la të kuptohet gjithashtu se brenda radhëve të opozitës është diskutuar edhe mundësia e ndërmarrjes së hapave më të fortë, përfshirë një akt të mundshëm të izolimit brenda ambienteve të Kuvendit, duke e cilësuar këtë si një alternativë të fundit në përballjen politike.
“Unë me qejf e kam të futem në grevë urie të ngujohem aty. Është diskutuar edhe për këtë, por mbetet fisheku i fundit. Ndërkohë që shumë deputetë e di që kanë mbetur të lënduar. Nuk frikësohen qytetarët me kaq policë”, tha Korreshi.







