Me qindra media të huaja në mbarë planetin i kanë bërë jehonë protestës së opozitës të premten në mbrëmje.
Mes tyre janë edhe mediat spanjolle.
Gazeta e madhe e këtij vendi, ABC, shkruan se protestuesit shqiptarë kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.
Për ironi, Edi Rama ndodhej në Spanjë për të marrë pjesë në një forum për mbrojtjen e demokracisë.
Por gazeta spanjolle ABC thekson se protestuesit e akuzojnë Edi Rama si armik të demokracisë dhe ligjit.
“Protestuesit dolën në rrugë të premten për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilin e akuzojnë për një sërë aktesh armiqësore kundër sundimit të ligjit dhe demokracisë në Shqipëri.
Dhuna shpërtheu pas një fjalimi të politikanit Sali Berisha,” shkruan gazeta.
Ajo publikon pamjet nga tubimi i opozitar dhe nga fjala e Berishës.
Po ashtu gazeta sjell pamje edhe nga përplasja dhe dhuna policore mbi protestuesit opozitarë.







