Ballina Lifestyle Aktorja Catherine Zeta-Jones tregon sekretin e paraqitjes së saj në top formë:...

Aktorja Catherine Zeta-Jones tregon sekretin e paraqitjes së saj në top formë: Ekuilibër, jo sakrifica

80
0

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Catherine Zeta-Jones, vijon të impresionojë me paraqitjen e saj edhe në moshën 56-vjeçare, duke treguar se bukuria dhe mirëqenia nuk lidhen domosdoshmërisht me moshën. Me një lëkurë të shëndetshme dhe trup të tonifikuar, ajo thekson se sekreti i saj nuk qëndron tek dietat ekstreme, por tek ekuilibri.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar, ajo zbulon se ndjek një rutinë të strukturuar gjatë javës dhe një stil më të relaksuar në fundjavë. Dita e saj nis herët dhe përfshin zakone të thjeshta, si një kafe në stil francez dhe një shëtitje me qenin. Mëngjesi është pjesë e pandashme e ditës së saj, por ndryshon sipas stinëve. Në dimër zgjedh ushqime të ngrohta si qull me sheqer kaf, banane dhe boronica, ndërsa në verë preferon alternativa më të lehta si kos pa yndyrë me vanilje, granola dhe fruta të freskëta.

Aktorja tregon se konsumon tre vakte në ditë dhe nuk heq dorë nga kënaqësitë e vogla. Një filxhan çaj me biskotë ose një copë çokollatë janë pjesë e zakonshme e rutinës së saj, pa ndjenja faji.

Dreka e saj zakonisht është e lehtë dhe ushqyese, e përbërë nga sallata të freskëta me pulë, peshk ose perime. Për ëmbëlsirë preferon një kafe të shoqëruar me “scones”, një pastë tradicionale britanike. Ndërsa darka konsumohet herët dhe përfshin vakte të balancuara si sallata me avokado dhe mollë ose fileto viçi me perime. Megjithatë, Catherine Zeta-Jones nuk i shmanget ushqimeve “comfort”. Ajo ka një dobësi të veçantë për gratin me lulelakër, një pjatë që i kujton fëmijërinë. Po ashtu, është fanse e akullores dhe e byrekut me mollë të përgatitur nga nëna e saj.

Në fundjavë, ritmi ndryshon dhe fokusi kalon tek familja. Së bashku me bashkëshortin Michael Douglas dhe fëmijët e tyre, ajo shijon vakte më të bollshme si mëngjesi anglez apo buka franceze me shurup panje. Aktorja thekson se zakonisht shmang ngrënien vonë në mbrëmje, megjithëse gjatë qëndrimeve në Evropë përshtatet me stilin e jetesës atje.