Ballina Kosovë Trump i dërgon letër Osmanit – vlerëson bashkëpunimin Kosovë–SHBA

Trump i dërgon letër Osmanit – vlerëson bashkëpunimin Kosovë–SHBA

69
0

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një letër nga presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, në përfundim të mandatit të saj.

Osmani tha se letra përmban vlerësim për punën e saj dhe thekson rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së.

Ajo u shpreh se marrëdhëniet me Amerikën mbeten të forta dhe do të ruhen në të ardhmen.

Postimi i plotë:

Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë! 🇽🇰🤝🇺🇸

Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.