Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. D., 22 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi dje, në Golem, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin R. L., 28 vjeç, këmbësor, i cili po mer ndihmë mjekësore në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. Xh., 39 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. M., pasi ka kryer punime ndërtimi, në kundërshtim me vendimin e autoriteteve kompetente që kanë përcaktuar pezullimin e këtyre punimeve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. H., 46 vjeç, banues në fshatin Bago, Kavajë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje. Punohet për kapjen e tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për rastet në vijim:
-në lagjen nr. 4, Kavajë, në berberhanën në pronësi të shtetasit E. B., dyshohet se është vjedhur një shumë parash;
-në Helmas, Kavajë, në marketin e shtetasit P. L., dyshohet se janë vjedhur disa steka me cigare;
-në banesën e shtetasit H. D., në Kavajë, dyshohet se është vjedhur një shumë parash.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre rasteve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi kallëzoi shtetasi F. M., se është larguar nga banesa, gjyshja e tij, shtetasja F. M., 71 vjeçe, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, është dërguar në spital, një fëmijë 5 vjeç, i cili dyshohet se është djegur aksidentalisht me ushqim të nxehtë. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







