Ballina Kosovë Shuhet në moshën 89-vjeçare, Rexhep Qosja! Familja zbaton amanetin e tij të...

Shuhet në moshën 89-vjeçare, Rexhep Qosja! Familja zbaton amanetin e tij të fundit, akademiku përcillet për në banesën e fundit me ceremoni private

95
0

Ndërron jetë akademiku i njohur shqiptar, Rexhep Qosja. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta në moshën 89-vjeccare e ka dhënë nipi i tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mësohet se Qosja është përcjellë për në banesën e fundit pa zhurma dhe ceremoni institucionale, amanet që siç duket akademiku e kishte dhënë për familjarët më herët.

Këta të fundit kanë plotësuar dëshirën e fundit të akademikut, duke organizuar një ceremoni të ngushtë familjare, për të çuar në vend amanetin e lënë.

Rexhep Qosja, një mendje e ndritur e kombit shqiptar, la pas vepra dhe mendime të vyera që do të shërbejnë brez pas brezi.

Postimi:

Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.
Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.
Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.
Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na
mundësohet të mbajmë zi në qetësi!