Ballina Kronika Pjesë e një grupi kriminal/ Siguroi mjetet për vrasjen e 2 personave,...

Pjesë e një grupi kriminal/ Siguroi mjetet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari shqiptar

66
0

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”. Një 43-vjeçar shqiptar ekstradohet nga Franca. Ky shtetas akuzohet sepse ka siguruar kushtet dhe mjete për vrasjen e 2 shtetasve. Sipas njoftimit zyrtar 43-vjeçari Alban Skonja gjithashtu rezulton pjesë e një grupi kriminal.

Këtij shtetasi, Gjykata e Durrësit, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë (pjesëtarë të grupit kriminal), kanë planifikuar vrasjen e 2 shtetasve, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Gjithashtu, shtetasi A. S. dyshohet se në vitin 2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40 000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar. Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, duke qenë se dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar.