Ballina Aktualitet Gjykata e Lartë prish vendimin për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi! E...

Gjykata e Lartë prish vendimin për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi! E kthen për rigjykim në Apelin e GJKKO

115
0

Gjykata e Lartë këtë të enjte ka vendosur të prishë vendimin për ish-drejtorin e RTSh, Thoma Gëllçi. Gjithashtu Gjykata e ka kthyer çështjen e Gëllçit për rigjykim në Apelin e GJKKO.

Ish-drejtori i RTSH u arrestua në vitin 2021, pasi bashkë me tre punonjës akuzohej për pabarazi në tenderë dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.