Ballina Bota Brazil, 6 anëtarë të një familjeje humbin jetën në një aksident rrugor

Brazil, 6 anëtarë të një familjeje humbin jetën në një aksident rrugor

91
0

Gjashtë anëtarë të një familjeje të vetme humbën jetën pasi makina e tyre u përplas ballë për ballë me një kamion mallrash në shtetin Minas Gerais të Brazilit juglindor, sipas burimeve zyrtare.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në veri të Minas Gerais. Makina po shkonte drejt shtetit verilindor të Bahias, ndërsa kamioni po udhëtonte në drejtim të kundërt drejt shtetit jugor të Santa Catarina, tha Policia Federale e Autostradave.

Aksidenti la gjashtë të vdekur, përfshirë shoferin e makinës, gruan e tij, tre fëmijët e tyre dhe gjyshen e fëmijëve nga ana e nënës. Shoferi i kamionit nuk u lëndua .