Anëtari i Parlamentit të Bashkimit Evropian dhe politikani nga grupi Renew Europe, Sandro Gozi, ka reaguar pas deklaratave publike të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e përshkroi atë si një lobist për pavarësinë e Kosovës që as nuk e di se çfarë kombësie është.
“Nuk mund të kemi mbështetje nga ata që lobojnë për një Kosovë të pavarur, nga ata që e shpallin Serbinë gjenocidale, dhe midis tyre është Sandro Gozi, ky pleh që as nuk e di se çfarë kombësie është”, tha Vuçi.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe eurodeputeti italian ishte e shpejtë, i cili i kujtoi presidentit serb se e ka ftuar në një debat publik.
“Javën e kaluar ju ftova në një debat publik në televizion. Kudo që të doni, në Bruksel apo Beograd. Në fillim pranuat dhe pastaj u zhdukët duke u fshehur pas makinës suaj të propagandës”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai theksoi se fyerjet tregojnë shenja dobësie.
“Pse po i fyen të tjerët? Besnikët tuaj po shkojnë gjithashtu në drejtimin e gabuar. Kjo nuk është një forcë demokratike. Kjo është frikë nga mbikëqyrja. Kur një kryetar shteti shpif të tjerët për të mbuluar përgjegjësitë e tij politike, kjo do të thotë se ai është në telashe të vërteta. Vetëm udhëheqësit e frikësuar fyejnë”, përfundoi ai.







