Ballina Sport Vieira: Gyokeres mund t’i sjellë titullin Arsenalit

Vieira: Gyokeres mund t’i sjellë titullin Arsenalit

84
0

Ish-kapiteni i Arsenal, Patrick Vieira, ka vlerësuar lart sulmuesin Viktor Gyokeres, duke deklaruar se ai mund të jetë një faktor vendimtar në garën për titull në Premier League gjatë muajve të fundit të sezonit.

Vieira tha se është impresionuar nga puna e sulmuesit suedez si në fazën ofensive ashtu edhe në atë pa top, duke theksuar angazhimin dhe disiplinën e tij taktike në fushë.

“E kam parë duke punuar shumë pa top dhe gjithmonë për ekipin. Ai bën lëvizje për të krijuar hapësira, edhe pse ndonjëherë topi nuk i ka shkuar ende,” u shpreh Vieira.

Ish-mesfushori francez shtoi se Gyokeres ka edhe më shumë për të treguar, duke e vlerësuar për energjinë dhe karakterin e tij në fushë.

“Ai ka energji dhe shpirt të madh gare. Është një lojtar që mendon për ekipin dhe jam i bindur se do të shënojë gola. Nuk kam asnjë dyshim për këtë,” theksoi Vieira.

Sipas tij, nëse sulmuesi vazhdon këtë ritëm, ai mund të ketë ndikim të madh në garën e Arsenalit për trofeun e Premier League këtë sezon.