Ballina Sport Pogba flet për Kobbie Mainoon dhe të ardhmen e tij tek Unitedi

Pogba flet për Kobbie Mainoon dhe të ardhmen e tij tek Unitedi

75
0

Paul Pogba ka dhënë një mesazh të sinqertë për talentin e akademisë së Manchester Unitedit, Kobbie Mainoo, lidhur me të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

Mainoo, 21 vjeç, ka kaluar një periudhë me ulje-ngritje në vitin 2026.

Nën drejtimin e ish-trajnerit Ruben Amorim, ai ishte lënë jashtë formacionit dhe madje raportohej se kishte kërkuar huazim.

Por pas shkarkimit të Amorimit dhe emërimit të Michael Carrick si trajner i përkohshëm, ai është rikthyer si figurë qendrore në skuadër dhe ka ndihmuar në përmirësimin e rezultateve të Unitedit.

Një nga paraqitjet më të mira të tij ishte në fitoren 1-0 ndaj Chelseat, ku Carrick e vlerësoi për maturinë dhe qetësinë taktike.

Në podcastin “Rio Ferdinand Presents”, Pogba foli për situatën e Mainoos duke theksuar se vendimi i tij duhet të bazohet te ndjenja personale dhe besimi që i jep trajneri.

“Është një djalë shumë i talentuar. Është ende i ri dhe është shumë e vështirë.

Gjithçka varet nga mënyra si ndihet ai dhe nga besimi që i jep trajneri,” tha Pogba.

Ai shtoi se interesimi nga klubet e mëdha europiane është i pashmangshëm, por qëndrimi tek Unitedi mund t’i sjellë Mainoos një karrierë të madhe dhe status legjendar, sidomos duke qenë një lojtar i dalë nga akademia.

“Kur je aq i dashur nga tifozët dhe luan për Unitedin, ndonjëherë largimi mund të mos jetë vendimi i duhur,” theksoi Pogba.

Megjithatë, ish-mesfushori francez nuk dha një këshillë të prerë, duke thënë se respekton çdo vendim që do të marrë lojtari dhe se dëshiron vetëm ta shohë atë duke luajtur rregullisht, pavarësisht klubit ku do të jetë në të ardhmen.