Ballina Politika ‘Pas Lindës së AKSH-it, vetë Rama’/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Ja si e...

‘Pas Lindës së AKSH-it, vetë Rama’/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Ja si e mbron KM, kopshtaren e kopshtit të tij privat!

107
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në Facebook një video ku e reja e PD Xhorxhia Niço, komenton deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me Mirlinda Karçanajn.

Në video Rama e ka përshkruar Karçanajn si “të pastrehë, pa shtëpi, pa toka, pa prona dhe pa makinë”. Ndërkohë, sipas të dhënave, cituar ngs Niço, pas hetimeve dhe sekuestrimeve të përmendura nga SPAK, asaj i janë gjetur disa pasuri, përfshirë dy banesa në zona të ndryshme të Tiranës, një pronë në Qerret, një ullishte në Sauk, një automjet Volkswagen, si dhe dy llogari bankare në BKT dhe OTP Bank.

Berisha e ka shoqëruar postimin me një koment ku akuzon Ramën se po mbron, siç shprehet ai, “Lindën, kopshtaren e kopshtit të tij privat”.

Postimi i Berishës:

Niço: Edi Rama deklaron se Mirlinda Karçanaj, jo vetëm që është e pa strehë, pa shtëpi, pa toka, pa prona, por nuk ka as makinë.

Ndërkohë në SPAK na rezulton ndryshe pas sekuestrimit, të shtëpisë së parë tek rruga Dervish Hima, të shtëpisë së dytë tek rruga e Kavajës, tek pronës së saj që ndodhet në Qerret, tek një ullishte e cila ndodhet në Sauk, tek një makinë e tipit Volkswagen, dhe së fundmi dhe jo më pak e rëndësishme për dikë që është i pa strehë, sekuestrohen dhe dy llogari bankare, BKT dhe OTP Bank.

Në një shtet tjetër demokratik, nëse do të funksiononte ligji siç duhet, sot kryeministri duhet të ishte përpara ligjit dhe i dorëhequr. Mirëpo në vendin tonë nuk ndodh, sepse pas Lindës së AKSH-it fshihet vetë Edi Rama.