Katie Price dukej e gëzuar ndërsa udhëtonte drejt Dubait për t’u ribashkuar me bashkëshortin e saj, Lee Andrews, të shtunën në mbrëmje.
Ish-modelja e glamurit, 47 vjeçe, u pa në aeroportin Gatwick teksa po përgatitej të hipte në një fluturim në klasë biznesi për t’u bashkuar me partnerin e saj.
Për udhëtimin, Katie kishte veshur një bluzë sportive blu dhe të bardhë të Puerto Rico-s, të kombinuar me pantallona të bardha, ndërsa i dallohej edhe të brendshmet e saj Victoria’s Secret, shkruan “Daily Mail”.
Ajo u pa pranë sporteleve të check-in-it me një valixhe të madhe rozë dhe një çantë Louis Vuitton të hedhur në supe.
Ish-modelja e glamurit u martua fillimisht me biznesmenin 42-vjeçar në janar, vetëm pak javë pasi u njohën, përpara se të zhvillonin një ceremoni të dytë, ligjërisht të vlefshme – gjë që shkaktoi tronditje dhe shqetësim te fansat dhe familja, për shkak të raportimeve se Lee ishte një mashtrues.
Ndërsa Andrews është paraqitur si një biznesmen i suksesshëm, “Daily Mail” më parë ka rrëzuar këtë imazh duke zbuluar se ai është ndaluar të largohet nga Dubai, pasi ka kaluar tre javë i burgosur në një burg në Emiratet e Bashkuara Arabe, i akuzuar për falsifikimin e firmës së ish-të dashurës së tij për të siguruar një kredi prej 200,000 paundësh.







