Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e PD në qarqe, Berisha tha se opozita nuk do të heqë dorë nga protestat deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Sipas tij, nuk janë vetëm firmat e Ballukut, por AKSHI është gropa e zezë e Edi Ramës.
“Janë qindra e qindra milionë euro nga kunati i Linda Ramës dhe të gjitha skemat e pengmarrjes kanë pasur vetëm një qëllim, që t’i fitojë Linda Rama me kunatin e saj, Armand Frangu.
Këto aferat e Ballukut shkojnë në miliarda ato 6 dosje që kanë prokurorët ishin 1.2 miliardë, por ajo në çdo firmë që ka, ka një aferë.
Ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve. Dua të them se, për nga virulenca e krimit, në krye të të gjithave qëndron AKSHI, Aspekti tjetër është se janë fshirë dhe ndryshuar pronësi në mijëra raste, se Ergys Agasi, me porosi të Edi Ramës, ka shtrirë duart e tij të zeza në të gjithë materialin digjital që ka pasur e-Albania, dhe më i çmuari janë pronat.
Kanë dekodifikuar email-et e qytetarëve dhe kanë bërë transferat dhe zhvendosjen e mijëra pronave. Suksesi i madh është AKSHI, thoshte Edi Rama. Dhe sot Edi Rama ka vendosur në drejtim të atij institucioni një delinkuent që ka marrë pjesë në këto operacione, që të ruajë kontrollin e plotë, një Igli Tafa”, tha Berisha.







