Ballina Kronika Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Llogarasë, makina humb kontrollin...

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Llogarasë, makina humb kontrollin dhe përplaset me barrierat metalike

136
0

Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të tunelit të tunelit të Llogarasë, në aksin Orikum–Himarë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të shumta.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, zjarrfikësja dhe autoambulanca, ndërsa po punohet për nxjerrjen e personave nga automjeti dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjendja e të lënduarve ende nuk dihet