Ballina Sport Manchester United mposht Brentfordin dhe afrohet me Champions League

Manchester United mposht Brentfordin dhe afrohet me Champions League

87
0

Manchester United ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të pjesëmarrjes në sezonin e ardhshëm të Champions League, pasi e ka mposhtur Brentford me rezultat 2-1 në një ndeshje interesante në “Old Trafford”.

Vendasit e kanë nisur ndeshjen më mirë dhe kanë kaluar në epërsi që në minutën e njëmbëdhjetë. Pas një harkimi të Bruno Fernandes, topi është kthyer nga Harry Maguire drejt zonës, ku Casemiro ka shënuar me kokë për 1-0.

Brentford ka pasur disa raste të mira për barazim, por nuk ka arritur të konkretizojë. Në fund të pjesës së parë, United e ka dyfishuar epërsinë me anë të Benjamin Sesko, i cili ka realizuar pas një tjetër asistimi nga Fernandes.

Në pjesën e dytë, mysafirët e kanë shtuar presionin dhe kanë krijuar raste të shumta. Përpjekjet e tyre janë shpërblyer në minutën e tetëdhjetë e shtatë, kur Mathias Jensen ka shënuar nga distanca për 2-1.

Minutat e fundit kanë qenë të tensionuara, por Manchester United ka arritur ta ruajë avantazhin dhe të marrë tri pikë.

Me këtë fitore, United është shumë pranë sigurimit të një vendi në Champions League. Në javën e ardhshme, “Djajtë e Kuq” do të përballen me rivalin e madh, Liverpool.