Ballina Europë ​Gjermania shënoi vjet numrin më të ulët të lindjeve në historinë pas...

​Gjermania shënoi vjet numrin më të ulët të lindjeve në historinë pas luftës

72
0

Numri i foshnjave të lindura në Gjermani, vitin e kaluar, ra në nivelin më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, tregojnë të dhënat zyrtare, shkruan dpa.

Numri i lindjeve ra për të katërtin vit radhazi në rreth 654,300 në vitin 2025, që është 3.4% më pak se më 2024, sipas të dhënave paraprake nga Zyra Federale e Statistikave.

Me rreth 1.01 milionë, numri i vdekjeve më 2025 e tejkaloi numrin e lindjeve, me 352,000.

Ky ishte deficiti më i madh i periudhës pas luftës, njoftoi agjencia me seli në Ëiesbaden, duke përfshirë edhe periudhën e Luftës së Ftohtë, kur vendi ishte i ndarë midis Gjermanisë Perëndimore, anëtare e NATO-s, dhe Gjermanisë Lindore socialiste.

Më shumë se 35 vjet pas ribashkimit, trendi i lindjeve në Gjermani mbetet i pabarabartë, me rënien më të theksuar në rajonet lindore (-4.5%) krahasuar me landet (republikat) perëndimore (-3.2%).

I vetmi nga 16 shtetet federale të Gjermanisë që regjistroi rritje të lindjeve ishte Hamburgu, ku lindën 0.5% më shumë foshnja.

Rezultatet paraprake treguan se edhe vende të tjera evropiane panë më pak të porsalindur në vitin 2025, përfshirë Francën, Austrinë, Italinë dhe Suedinë.