Në GJKKO në procesin “Partizani” me të pandehur kryesor Sali Berishën pritet të dëshmojë Taulant Balla, kreu i grupit Parlamentar socialist që është kallëzues në këtë çështje.
Balla ështe paraqitur dhe në hyrje të gjykatës tha se sot është një ditë e madhe për drejtësinë.
Ish-kryeministri Berisha është i pandehur për korrupsion, kryer në bashkëpunim bashkë me dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi. Të pandehur janë dhe disa të pandehur të tjerë.







