Ndonëse në publik është paraqitur si biznesmen dhe figurë e lidhur me jetën e natës, dosja hetimore paraqet një realitet tjetër, ku në qendër janë përgjimet e bisedave të tij me dy motrat Berisha, të mbushura me tensione, borxhe dhe përplasje për para.
Komunikimet janë të drejtpërdrejta, shpesh të ashpra, dhe zbulojnë një situatë të rënduar financiare mes palëve.
“Na duhen lekë… s’kemi ba punë”
Në një nga fragmentet më domethënëse, presioni për para del hapur në komunikimet me motrat Berisha:
“Sa lek jeni borgj… dun lek prap… na duhen lekt… ska lek se s’kena ba pun!!”
Ky fragment pasqyron një gjendje të vështirë ekonomike, ku mungesa e të ardhurave dhe borxhet dominojnë çdo diskutim.
Në përgjime dalin edhe referenca për pagesa specifike, ku përmendet edhe emri i Pjerin Ndreut:
“300 euro duhen me marr punën… duhen 300 e me ja dhan Pjerinit…”
Këto biseda ngrenë pikëpyetje mbi natyrën e “punëve” që kërkojnë pagesa paraprake, ndërsa përmendja e këtij emri e bën çështjen edhe më sensitive.
Një tjetër fragment nxjerr në pah kontrastin mes aseteve dhe mungesës së likuiditetit:
“Token e kena peng 100 hektar… nuk i ka lekt… duhen lekt tani…”
Edhe pse përmenden prona të konsiderueshme, situata reale duket e rënduar nga mungesa e parave cash.
Tensionet mes Pepës dhe motrave Berisha janë të dukshme edhe në përplasjet për mënyrën e shpenzimit të parave:
“Ju keni menjen veç me pagu lekt gjysma për ato badigardat… duhet me i ba vet punët…”
Këto komunikime tregojnë për akuza të ndërsjella dhe pakënaqësi të forta mbi prioritetet financiare.
“Në hall për lekë… duke kërkuar borxh”
Situata përshkruhet edhe më qartë në një tjetër fragment:
“Kan ra në hall për lek… tu shku tu marr pun në çdo ven… tu kërku lek borxh…”
Një tablo e një marrëdhënieje të tensionuar, ku palët përpiqen të sigurojnë para në çdo mënyrë.
Bisedat mes “Mir Pepës” dhe motrave Berisha zbulojnë një ndërthurje të fortë mes marrëdhënieve personale dhe problemeve financiare, ndërsa ai përmendet si ish-partner i njërës prej tyre dhe është përfshirë edhe në një përplasje publike me Klea Prengën. Me një të shkuar problematike, përfshirë një atentat në 2021 dhe një incident me armë në 2025, Pepa rezulton në kërkim, ndërkohë që në emër të tij figurojnë edhe pasuri si klubi “Soluna” në Shëngjin. Megjithatë, përgjimet tregojnë një realitet ndryshe nga imazhi publik, me borxhe, mungesë likuiditeti dhe tensione të vazhdueshme për para mes tij dhe motrave Berisha, ku në biseda përmendet edhe Pjerin Ndreu.








