Ballina Sport Como ndal Napolin në Serie A, Interi një pikë larg titullit

Como ndal Napolin në Serie A, Interi një pikë larg titullit

79
0

Como dhe Napoli janë ndarë në një barazim pa gola në javën e 35-të të Serisë A.

Pjesa e parë u dominua nga vendasit, ku Nico Paz krijoi raste të pastra për Douvikas dhe Diao, por mbrojtja e Napolit dhe portieri Milinkovic-Savic arritën të mbanin rrjetën të paprekur.

Napoli u shfaq i pafuqishëm në fazën ofensive për pjesën më të madhe të ndeshjes, duke rrezikuar seriozisht vetëm në minutat e fundit përmes Scott McTominay dhe Matteo Politanos, ky i fundit që goditi shtyllën.

Me këtë pikë, Como renditet vetëm dy pikë larg zonës Champions, ndonëse ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Për ekipin e Antonio Conte-s, ky barazim konfirmon vështirësitë në transfertë, ku kanë grumbulluar vetëm 12 pikë nga 30 të mundshme ndaj ekipeve të pjesës së sipërme të tabelës.

Interit tashmë i duhet vetëm një pikë në ndeshjen e radhës për t’u shpallur zyrtarisht kampion.