Ballina Europë Tronditëse/ Vjehrra ekzekuton me dy plumba në kokë nusen 25-vjeçare: Pastrova nderin...

Tronditëse/ Vjehrra ekzekuton me dy plumba në kokë nusen 25-vjeçare: Pastrova nderin tim

117
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Stamboll, ku një 25-vjeçare, Bursin Sahin, dyshohet se është vrarë nga vjehrra e saj, 58-vjeçarja Menekshe K.

Sipas mediave turke, krimi ka ndodhur mesditën e së shtunës, kur 58-vjeçarja e ka qëlluar nusen e saj dy herë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, raportohet se autorja ka dalë në ballkonin e banesës dhe ka bërtitur: “Vrava nusen, pastrova nderin tim”, ndërsa priste mbërritjen e policisë duke pirë cigare.

Sipas të njëjtave burime, motivi i krimit lidhet me dyshimet e autores se nusja po tradhtonte djalin e saj, i cili ndodhet në burg prej gjashtë vitesh.

Gjatë dëshmisë, 58-vjeçarja ka deklaruar se pati një debat me viktimën, të cilën e akuzoi për tradhti, dhe pasi kjo e fundit nuk reagoi, mori armën dhe e qëlloi.

Mediat bëjnë të ditur se autorja kishte gjetur mesazhe që, sipas saj, përforconin dyshimet për tradhti nga ana e nuses, me të cilën djali i saj kishte dy fëmijë.

Pas arrestimit, është mësuar se 58-vjeçarja kishte qenë e dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh.