Ballina Kronika Ngjarja që tronditi Durrësin/ Qindra qytetarë përjetojnë momentin e rëndë ku humbën...

Ngjarja që tronditi Durrësin/ Qindra qytetarë përjetojnë momentin e rëndë ku humbën jetën dy fëmijë

131
0

Kjo foto nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ky është momenti kur makina me drejtues, Nikoll Radaçi përplasi për vdekje dy fëmijë të mitur në Durrës, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pamjet tregojnë qindra qytetarë të mbledhur rreth vendngjarjes, ndërsa nga kamerat e biznesve perreth dëgjohen ulërima dhe të qara në aksidentin fatal të tre të miturve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një prej rrugëve të lagjes midis Spitallës dhe Durrësit të Ri. Fëmijët ishin duke luajtur futboll në një rrugicë të lagjes, kur në një moment automjeti luksoz, ka ardhur me shpejtësi duke i përplasur. Dyshimet paraprake janë se mjeti ka qenë me shpejtësi mbi 120 km në orë, ndërsa drejtuesi i tij ka dyshime që ishte nën efektin e alkoolit, por që për banorët njihej si problematik edhe në raste të tjera.

Dy fëmijë duke kaluar të dielën e pushimit, duke luajtur në trotuar (fushën nuk kanë ku e gjejnë) fluturuan me ëndërren e tyre nga kjo botë, në fakt nga shumë papërgjegjshmëri që do dalin në ditët në vazhdim.

Ngjarja që për nga mënyra se si ka ndodhur ka tronditur jo vetëm një qytet, po ka bërë të degjohen më shume fakte që ndoshta kishin kohë që po përgatitnin këtë ngjarje të rëndë. Ata qe sot flasin me zë se autori i kësaj ngjarje ishte problematik nga dhimbja që ndjejnë, duhet edhe në fakt të thonë se ku e denonconin. A kërkuan ndonjëherë ndihmën e shtetit, apo abuzimi vinte se kishte kohë që shteti heshte. Të shohim kur të flasë shteti!