Ballina Editorial Nga fëmijët në Durrës te miliarderi kinez dhe paralajmërimi amerikan: Shteti i...

Nga fëmijët në Durrës te miliarderi kinez dhe paralajmërimi amerikan: Shteti i Ramës ndëshkon me vdekje këdo

149
0

Para disa kohësh një ambasador nordik u bë i njohur pasi thuhej se fliste troç.

Në një rasti ai përshkroi se si trafiku në rrugët e Shqipërisë është ilustrimi më i mirë i mënyrës se si funksionon një qeverisje.

Dhe në fakt ka të drejtë.

Për shumë të huaj, gazetarë, vëzhgues apo turistë, rrugët janë mënyra më e mirë për të kuptuar një vend.

Nuk është çudi që një gazetar gjerman vendosi të përshkruajë Shqipërinë nga makina e tij.

Përfundimet e tij janë të zymta dhe të vetëkuptueshme për çdo të huaj, por edhe për shqiptarët.

Por kur je i zhytur përditë në këtë tmerr dhe horror të përditshëm siç janë shqiptarët, ndonjëherë nuk i sheh gjërat qartë.

Nga krimi i organizuar tek  korrupsioni, nga hendeku mes të varfërve dhe të pasurve, nga ryshfeti tek nepotizmi, nga kaosi urbanistik tek xhungla e frikshme e rrugëve pa rrugë, nga mungesa e standardeve tek zhvatja, nga vjedhja tek pasiguritë janë aty në rrugë, në makina, në trotuare e kudo që sheh vulën e narkoshtetit të Edi Ramës.

I giithë ky brutalitet u shfaq përbindshëm të dielën në Durrës kur një person vrau dy fëmijë teksa luanin në trotuar në qytetet pa shpirt të Edi Ramës.

Ndërsa mediat e qeverisë i janë turrur vrasësit në timon, gjithkush e kupton se vrasësi i vërtetë në rrugët e Shqipërisë është Edi Rama.

Nuk ka rëndësi nëse je i pasur apo i varfër, i njohur apo i panjohur, i madh apo i vogël, këtu ndëshkohesh me vdekje. Njësoj si ai miliarderi kinez që e gjeti fatin e tij të zi në rrugët e Shqipërisë.

Kur Departamenti amerikan i Shtetit publikoi paralajmërimin se grupe të lidhura me Iranin mund të godasin në Shqipëri, shumë media amerikane dhe europiane i bënë jehonë.

Por këto media nënvizuan se niveli i paralajmërimit për rrezikun në Shqipëri nga DASH është më i madh sidomos për qarkullimin rrugor.

Ishte një mënyrë tjetër për të thënë se më lehtë mund të vdesësh në rrugët e këtij vendi se nga sulmet e Iranit.

Sepse ky vend është më keq se në luftë pasi drejtohet nga një i çmendur që dikur ulërinte se rrugët kanë mbetur rrugëve.

Kurse sot nga Armenia bën si i lënduar nga tragjedia e fëmijëve në Durrës.

Nuk ka faj sepse Shqipërine e sheh vetëm nga ajri.

Aty në tokë ka krijuar një ferr. Një ferr që ndëshkon këdo!