Ballina Politika Berishës i plas revolta/ Berberi: Salianji nuk do e dërgojë çështjen në...

Berishës i plas revolta/ Berberi: Salianji nuk do e dërgojë çështjen në Gjykatë. Zgjedhim lëvizjen politike

96
0

Oresti Berberi, përfaqësues i deputetit Ervin Salianji, ka deklaruar se në shumicën e degëve të Partisë Demokratike janë zgjedhur kryetarët. Sipas tij, në Durrës votimi kishte një fitues të pritshëm për shkak të mbështetjes, ndërsa manipulime të listave janë evidentuar edhe në procese të tjera si primaret dhe forumet rinore. Berberi theksoi se PD, pas rithemelimit, ka pasur vështirësi me azhornimin e listave të anëtarësisë.

“Në shumicën e degëve janë zgjedhur kryetarët, ka pasur ndikim Tirana me lidershipin kryesor. Ka pasur probleme me listat, dhe në Durrës patëm një proces votimi në të cilin dihej paraprakisht fituesi, jo se ishte paracaktuar, por dihej mbështetja, por nuk pati probleme me listat e anëtarësisë. Ndodh gjithmonë të ketë manipulime të listave, siç ishte primarja apo gara e kryetarit të partisë ose forumet rinore.

Këto janë forume që kanë një database dhe excel të listave të anëtarësisë që PD pas rithemelimit ka pasur problem me azhurnimin e listave të anëtarësisë. Statuti i PD nuk parashikon të ketë përjashtime. Salianji deklaroi para ca ditësh që nuk do ta çojë PD në dyert e gjykatës sepse sjell një proces më kompleks. Kokalari dhe Merem janë të mjaftueshme, lëvizja politike do të vijojë misionin e saj që është PD të jetë fituese. Mbase është një rrugë shumë e gjatë sepse përballë nuk ke një politikan si gjithë të tjerët, por ke një figurë politike që ka shumë vite.”