Aksidenti makabër i ndodhur ditën e djeshme tronditi opinionin, me dy fëmijë të mitur që humbën jetën pasi u përplasën nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 8-vjeçari i cili u plagos dje, është jashtë rrezikut për jetën. Vogëlushi do të transferohet në pavion dhe do të trajtohet në SUT për dëmtimet e marra.
Dje Ministria Shëndetesise lëshoi një deklarim zyrtar që fëmija kishte marrë shumë plagë, por ishte koshient.
Në aksidentin e ndodhur dje humbi jetën vëllai i 8-vjeçarit dhe kushëriri i tij.







