Ballina Politika A quhet garë kur kandidon vetëm një person? Berisha i shmanget përgjigjes

A quhet garë kur kandidon vetëm një person? Berisha i shmanget përgjigjes

81
0

Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

“Berisha ka vetëm një interes ditët e fundit, gara për kreun e Partisë Demokratike. A mund të konsiderohet garë kur është vetëm një person që synon këtë post?”, ka qenë pyetja që ndërkohë Berisha u shpreh se për këtë mund të flasë në një moment të dytë.

“Shumë bukur. Së pari, edhe një herë, Partia Demokratike… po sikur ta lemë për jo këtu, po atje këtë çështje, ta vazhdojmë atje sepse është problemi që këtu e kam përqendruar të gjithë komunikimin me media në dy persona dhe do kaloj edhe tek ndonjë tjetër.
Tek Altin Dumani, i cili për këtë do paditet. Do ngrihet padi. Po. Dhe tek Irena me shumë mbiemra, e cila u padit dhe e kaloi. A e dini ju që Irena ka marrë tre pasaporta nga viti 2004 në 2007? Ndërrimi i pasaportave, ndërrimi i emrave ka qenë profesioni i saj”, tha ai.