“????ℎ ???????????? ????ℎ????????????????̈????????, ???????????? ???????? ????????̈ ????????????????̈ ???????????????? ????????̈ ???????? ????????̈ ????????????????̈????ℎ ???????????????? ????????̈ ????????????????̈ ???? ????????̈ ????ℎ???????? ????ℎ???? ????????̈ ????ℎ???????? ???????????????????????????????? ????????????????. ???????? ????????̈????????????̈????ℎ???????? ????????̈ ????????????????̈???? ????ℎ???? ???????? ???????????????? ???????????????????????????????????? ???????? ℎ????????????̈ ????????̈ ????????̈ ???????????????? ????????̈ ????????????????????????. ????????????????ℎ???????? ????????????̈ ????????????????̈ ???????? ????’????????̈ ???????????????????? ???????????????????? ????????̈ ???????? ????????̈???? ????????????̈ ????????????????????????̈”!
Këto fjalë Nexhmie Zaimi shkroi në letrën dërguar vëllait të saj në Tiranë në vitin 29 janar 1980. Një letër që nuk mbërriti kurrë në dorën e tij dhe që u zbulua për herë të parë në dokumentin “Fondi Emigrantët Ekonomikë, Dosje nr. 2183, “Nexhmije Zajmi”, pjesë e arkivës së Autoritetit për Informim me Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.
Historia e shtetases shqiptaro-amerikane Nexhmie Zaimi, shkolluar në Amerikë (1930), e cila u punoi si gazetare e CNN, shpallur non grata nga Qeveria Shqiptare (1986), është pjesë e studimit “???????????????????????????? ????????????????????, ???????????????????????????????????? ???????????????????????????????????? ???? ???????????????????????? ????????̈ ????????????????????̈ ℎ???????????????? ???? ????????????????̈????”, përgatitur për Konferencën Shkencore “Dritë Hije”, nga Ajkana Toni.
Nexhmie Zaimi lindi në Shqipëri në 14 maj 1917 dhe vdiq në Amerikë në 18 prill 2003. Ajo ka qenë presidente e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”. Ka intervistuar liderë të Egjiptit dhe Palestinës, si dhe ka shkruar artikuj për problemet e refugjatëve palestinezë.
Ka publikuar librin autobiografik “Bija e Shqiponjës” (1938). Ajo ishte një zë shumë aktiv kundër regjimit komunist. Gjatë kohës së Luftës në Kosovë, kur ishte 80 vjeç, ajo mori në kujdesin e saj tre fëmijë shqiptarë të Kosovës, të cilët kishin pësuar plagë gjatë luftës.
Në Nju-Jork Nexhmie Zaimi njihej si “Zonja e parë e Shqipërisë”, ndërkohë që Italia (ku ajo kishte punuar për një kohë) i ka dhënë titullin “Kalorës Komandor i Kurorës së Italisë”.
Marrë nga Autoriteti i Dosjeve.








