Në zonën e ish-Kënetës në Durrës, një ditë pas aksidentit tragjik që u mori jetën dy fëmijëve të mitur, ka pllakosur heshtja dhe trishtimi.
Familjarët e viktimave kanë përcjellë në banesën e fundit dy djemtë e mitur që humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet.
Pas pamjeve të rënda që u krijuan mesditën e djeshme, familjarët e viktimave u dhanë sot lamtumirën e fundit fëmijëve të tyre, ndërsa një tjetër, që mbeti i plagosur, ndodhet ende në spital.







