Ballina Sport Alvarez thotë se është i fokusuar te Atletico e nuk merret me...

Alvarez thotë se është i fokusuar te Atletico e nuk merret me spekulime

68
0

Sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez, ka thënë se ka zgjedhur të qëndrojë i fokusuar te skuadra aktuale dhe se nuk i bëjnë përshtypje thatheshemet për skuadrën e re.

Ai po kalon një periudhë shumë të mirë në fushë, por njëkohësisht është në qendër të spekulimeve për të ardhmen e tij.

Futbollisti argjentinas është lidhur me një transferim të mundshëm te Arsenal ose te Barcelona, por vetë lojtari ka zgjedhur të qëndrojë i fokusuar te skuadra aktuale.

Nuk i kushtoj shumë vëmendje thashethemeve. Dua të ndihmoj ekipin në momentin më të rëndësishëm të sezonit”, ka deklaruar Alvarez.

Ai ka qenë në formë të mirë kohët e fundit, duke shënuar dhjetë gola në tetëmbëdhjetë ndeshjet e fundit, përfshirë edhe golin ndaj Arsenal në përballjen e parë.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e konsideron atë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.