Ballina Aktualitet U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg

U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg

163
0

Gjyqtari Ervin Metalla, i shkarkuar nga vetingu ka fituar sot në 5 maj në Strasburg.

‘Strasburgu’ ka arritur në përfundimin se vendimi për shkarkimin është joproporcional.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, në rastin e tij është shkelur neni 8 i Konventës të të Drejtave të Njeriut.

Metalla u shkarkua nga detyra më 30 tetor 2019. Vendimi është dhënë nga një trupë gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Natasha Mulaj.

Kolegji ka konstatuar probleme të lidhura me pasurinë e gjyqtarit dhe ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij.

Sipas KPK-së, gjyqtari Metalla ishte shkarkuar në korrik 2018 për shkak të parregullsive të gjetura në deklarimin dhe justifikimin e pasurisë së tij. Në raportin e institucionit përmenden edhe dyshime për kontrata fiktive dhe përfitim të një kredie me kushte lehtësuese në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, në të kaluarën ai ka deklaruar se ka qenë në gjendje të vështirë strehimi, për të përfituar kredi me kushte të favorshme.