Ballina Politika Gara në PD/ Berberi ‘sulmon’ Berishën: Doktor kyçi zëvendësoi Lul bravën! Humbësit...

Gara në PD/ Berberi ‘sulmon’ Berishën: Doktor kyçi zëvendësoi Lul bravën! Humbësit u mbyllën dyert fituesve!

101
0

Anëtari i FRPD, Oresti Berberi, ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës dhe kupolës drejtuese të PD-së, pas përjashtimit nga gara për kreun e kësaj partie të Ervin Salianjit.

Komentet Berberi i bëri në një studio televizive, ku tha se në PD një grup të paaftësh u mbyllin dyert njerëzve që sipas tij kanë fituar përballë Edi Ramës.

“Ishte mëse e pritshme ajo që ndodhi me Salianjin, por ajo që më erdhi habi nuk ishte refuzimi i kandidimit, por mbyllja e dyerve, ishte një inskenim i bërë nga vetë ata. Iku Lul Brava dhe erdhi doktor kyçi. Ata njerëz që nuk ditën të mbronin votat përballë Edi Ramës, po ata njerëz, një grumbull të paaftësh dhe një grup njerëzish që vetëm humbin dhe nuk dinë sesi fitohet përballë Ramës, i mbyllin dyert njerëzve që kanë fituar përballë Ramës. Humbësit i mbyllin derën fituesve. Berisha përjashtoi gjysmën e strukturës që i doli kundër”, tha Berberi.