Tyson Fury mund të zhvillojë një ndeshje të ndërmjetme këtë verë përpara se të boksojë me Anthony Joshua më vonë këtë vit.
Përballja mes dy boksierëve britanikë është planifikuar të zhvillohet para fundit të vitit 2026, por së pari Joshua do të ketë një ndeshje ngrohjeje më 25 korrik në Riad.
Fury, i cili u rikthye në boks më herët në prill, pas një viti pensioni, do të marrë në konsideratë gjithashtu të bëjë nxehmjen e tij, potencialisht edhe në korrik.
Promotori i tij Frank Warren i tha Sky Sports: “Ai mund të vendosë të bëjë një ndeshje tjetër. Tyson dëshiron të jetë i zënë”.
“Tyson duhet të ketë fokus në jetën e tij për sa i përket boksit. Në këtë moment nuk ka një datë për duelin me Joshua sepse AJ do të luftojë në korrik“, shtoi Warren. Humbja e Joshua ndaj Kristian Prengës, shqiptarit me të cilin do të luftojë në verë, mund të jetë një problem për ndeshjen e ardhshme me Fury.
“Nëse nuk do ta mposhtë këtë djalë, nuk do ta mposhtë as Tyson, kjo është e sigurt. Ai duhet të dalë dhe të bëjë një punë. Ky meç është këtu që ai ta fitojë dhe të heqë të gjitha problemet mendore që mund të ketë nga ajo tragjedi e tmerrshme e humbjes së dy miqve të tij në atë aksident me makinë”, deklaroi Warren.
“Tyson do të preferonte ta bënte duelin me Joshua sa më shpejt të jetë e mundur.
Edhe vendi i ndeshjes duhet të konfirmohet, por stadiumi Wembley do të ishte një shtëpi natyrale për një ndeshje të kësaj madhësie. Do të na pëlqente të gjithëve në Mbretërinë e Bashkuar, por do ta shohim“, tha Warren.







