Ballina Aktualitet Dëshmitar në procesin ndaj Laert Haxhiut! Paraqitet në GJKKO Noizy dhe babai...

Dëshmitar në procesin ndaj Laert Haxhiut! Paraqitet në GJKKO Noizy dhe babai i tij Bashkim Rajku

95
0

Reperi Noizy dhe babai i tij Bashkim Rajku janë paraqitur në GJKKO në procesin ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu. Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e tij kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku, si dhe Kleviol Ahmetaj, reperi i njohur si “Cllevio”.