Ballina Aktualitet Skandali/ Helmohen rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi

Skandali/ Helmohen rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi

72
0

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Akademinë e Sigurisë të Policisë, ku rreth 40 nxënës që po ndjekin kursin për policim në komunitet, kanë ndjerë probleme shëndetësore.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se komplikacionet mësohet të kenë filluar fill pas konsumimit të drekës të datës 6 Maj, duke çuar fillimisht disa prej tyre në spitalin e Tiranës.

Më pas rastet janë shtuar gjatë natës duke çuar në rritjen e numrit diku tek 40 nxënës.

Dyshimet e para bien mbi produktin ushqimor që është servirur nga një kompanie private e cila ka lidhur kontratë me Akademinë e Sigurisë për shërbimin e ushqimit.

Pritet që ditën e sotme të zhvillohet një analizë e hollësishme lidhur me këtë situatë.