Ballina Aktualitet Parkim në Muzeun Kombëtar/ “Antishqiptarë! Ta kërkojë projektin Gjinushi, fundi!”, Gonxhja i...

Parkim në Muzeun Kombëtar/ “Antishqiptarë! Ta kërkojë projektin Gjinushi, fundi!”, Gonxhja i përgjigjet Zhupës: Projekti rrit turizmin!

84
0

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa gjatë interpelancës së saj me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, deklaroi se qeveria po kërkon që të japë muzeun kombëtar për parkim. Ajo tha se kjo gjë është antishqiptare.

“Jeni antishqiptar kur doni shkatërroni pasurinë e shqiptarëve. Doni që të bëni një parkim muzeun kombëtar. Doni të jepni këtë hapësirë, që është atraksion turistik për të gjithë ministrat.”, tha Zhupa.

Në përgjigjen e tij, ministri Gonxhja deklaroi se projekti është në nisje të tij, ndërsa shtoi se do i jepet një vlerë e shtuar turizmit. Ai solli disa shembuj nga jashtë.
“Në zbatim të VKM që citoi parafolësja, ministria i është referuar procedurave ndërkombëtare, edhe në hapësira të tilla. Si në rastin e Romës, në Krakov, Luvër. Që evidentohen se ruajnë objektin. Kërkesa e parë u paraqit nga vetë Akademia e Shkencave. MTKS ka sugjeruar se projektimi të sigurojë kushtet e ruajtjes. Trajtimi i institucioneve muzeale ngelet primar. Nuk ka banalizim, por ka më shumë gjenerim të turizmit. Projekti është paraprak, nuk janë zhvilluar dëgjesat me publikun. Mund ta diskutojmë dhe në vijim. S’ka kaluar materiali në asnjë etapë, se është fillesën e tij.”, tha ai.

Ndërkohë, Zhupa ironizoi faktin që këtë projekt e ka kërkuar Akademia e Shkencave, duke shigjetuar drejtuesin e saj, Skënder Gjinushin.

“Kur thua se ma ka thënë Skënder Gjinushi, ky është fundi. Kush do e ndërtojë? Fondi Shqiptar i vjedhjeve. Ai njihet si Fondi shqiptar i vjedhjeve. Nuk ka ndodhur kurrë që të mos bëjë një projekt pa e vjedhur. Do i jepni muzeun Arkeologji shqiptar!”, tha ajo.