Ballina Politika “Pastrimi i parave të drogës në Shqipëri është i dokumentuar nga Perëndimi”,deklarata...

“Pastrimi i parave të drogës në Shqipëri është i dokumentuar nga Perëndimi”,deklarata e fortë e Tomorrit

83
0

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se pastrimi i parave të drogës në Shqipëri është tashmë një fenomen i njohur ndërkombëtarisht dhe i dokumentuar nga institucionet perëndimore.

Sipas Tomorrit, raportet e Parlamenti Europian, Bashkimi Europian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë evidentuar prej kohësh praninë e parave të krimit në ekonominë shqiptare.

Tomorri u shpreh skeptik për mundësinë e një ndërhyrjeje direkte nga aleatët ndërkombëtarë për të larguar qeverinë shqiptare, duke argumentuar se politika amerikane nën presidencën e Donald Trump është e orientuar drejt marrëveshjeve pragmatike dhe interesave ekonomike.

Sipas tij, edhe Bashkimi Europian ka treguar deri tani një qasje toleruese ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Gazetari theksoi se krijimi i perceptimit se ndryshimi politik do të vijë nga ndërhyrja e partnerëve ndërkombëtarë është i gabuar, ndërsa shtoi se përgjegjësia për ndryshimin i takon qytetarëve shqiptarë.

‘Shiko, që ai është një fenomen, që ai është një fenomen që ka ndodhur pra pastrimi i parave, që vijnë nga aktivitetet e drogës, masivisht në Shqipëri, për këtë bien dakord të gjithë, i kemi dhe në raportet që ju cituat të Parlamentit Europian, të Bashkimit Europian, të Departamentit të Shtetit e kështu me radhë.

Që qeveria e Shqipërisë ka rezultuar me lidhje me njerëz të cilët janë pjesë e këtyre kartelave, edhe kjo është e faktuar. Mbani mend historinë e kryeministrit kur zotëria që u që u sanksionua nga Amerika si pjesëtar i kartelit Sinaloa, vizitoi zyrën e kryeministrit, do bënim një libër me fotografi për Shqipërinë.

Pastaj e dimë si vajti historia e librit.

Dhe sigurisht këto organizata kanë injektuar para të mëdha në ekonominë shqiptare. Uashingtoni, Brukseli, tashmë i dinë këto, dhe ka kohë që i dinë. A ka sjellë ky fakt i gjithëpranuar, një ndërhyrje të, të këtyre fuqive, deri më tani jo. Pse? Sepse është ajo historia që Shqipëria ka që nga 1940 e ca që pret të vijnë aleatët, por aleatët nuk erdhën asnjëherë. Unë jam paksa skeptik për një fakt shumë të thjeshtë, politika amerikane sot nën presidentin Donald Trump është shumë pragmatiste. Shikon deal-et, pazaret. Pra, është e orientuar drejt transaksionale, drejt marrëveshjeve ekonomike dhe ne e pamë që para jo më shumë se një javë më parë, Shqipëria u bë pjesë e një marrëveshje për të blerë sasi të madhe të gazit amerikan.

Po se s’ka në Shqipëri ambasador, e cila flitet se është shumë afër rrethit të Donald Trump. Pra, ëh, kjo është përsa i përket Shteteve të Bashkuara.

Përsa i përket Bashkimit Europian, pastaj ne e kemi parë se çfarë ndodh, këto i sistemon më kollaj kryeministri ynë me ato metodat e veta, sepse e dimë që është bërë mjeshtër tani, kur sistemoi shefin e kundërzbulimit të FBI-së, imagjino se çfarë bën sot.

Ne krijojmë një bindje, krijojmë një perceptim apo ushqejmë një perceptim që shiko, këtu do të ndodhi diçka, do vijë këta aleatët edhe do ta rrëzojnë qeverinë sepse ky e ka bërë.

Ata nuk mund të tolerojnë pafundësisht që këtu të bëhet një, një shtet anarkik që qeveriset totalisht nga kartelet e drogës. Por, unë nuk mendoj që do shkojnë deri aty saqë të vijnë edhe t’i thonë Edi Ramës ço ti nga karrigia e kryeministrit sepse ti je i lidhur me krimin, je i lidhur me drogën.

Këtë duhet ta bëjnë shqiptarët vetë. Po. Janë shqiptarët dhe kjo është tashmë, ëh, madje unë kam dëgjuar dhe zotin Berisha i cili e ka thënë disa herë që jemi ne që duhet ta rrëzojmë, nuk na vjen’, tha Klodian Tomorri