Ballina Politika A ka garanci që drejtësia s’do shkojë te ‘peshqit e mëdhenj’? Dervishi:...

A ka garanci që drejtësia s’do shkojë te ‘peshqit e mëdhenj’? Dervishi: AKSHI, dosja më e rëndë e dekadës

74
0

Analisti Lufti Dervishi komentoi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe debatin mbi dosjet që përfshijnë zyrtarë të lartë, në një ditë GJKKO lehtësoi masën për Mirlinda Karçanaj nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

I pyetur në një studio televizive nëse ka një garanci që drejtësia s’do të shkojë më te “peshqit e mëdhenj”, Dervishi tha se kjo është një nga sfidat dhe pikëpyetjet e mëdha.

Po ashtu Lutfi Dervishi tha se dosja e AKSHI-t është një nga më të rëndat e kësaj dekade.

“Ka dy debate, një në princip, që kemi thënë që ka patur një zell të tepëruar, te masat e paraburgimit, ku Shqipëria ka një anomali. Diskutimi për dosjen e AKSHI-t merr një kontekst tjetër. Për aq sa kemi lexuar dhe për aq sa është folur, kjo konsiderohet dosja më e rëndë e kësaj dekade. Në cilësimin e Prokurorisë është cilësuar organizatë kriminale. Masa e sotme e sigurisë ka qenë më lehtësuese. Çështja e standardit është kjo që ndjeshmëria është për dosjet e mëdha dhe për politikanët, por a është kjo për çdo çështje dhe për çdo zyrtar, apo qytetar të thjeshtë? Kjo është sfida dhe pikëpyetja e madhe për sistemit të drejtësisë”, tha Dervishi.