Ballina Lifestyle Michelle Keegan shkëlqen me stil casual gjatë daljeve në Cheshire

Michelle Keegan shkëlqen me stil casual gjatë daljeve në Cheshire

63
0

Michelle Keegan u shfaq mjaft elegante teksa doli për të kryer disa obligime në Cheshire të premten, e veshur me një palë xhinse të bardha.

Ylli i Netflix-it dukej shumë me stil me një bluzë të bardhë, të cilën e kombinoi me xhinset e së njëjtës ngjyrë dhe një këmishë të hapur prej xhinsi blu.

Aktorja theksoi belin me një rrip të zi të trashë dhe zgjodhi rehati me një palë këpucë balerine ngjyrë kafe prej kamoshi.

Michelle i mbajti flokët brunë të lëshuara, ndërsa pamjen e kompletoi me një palë vathë të vegjël rrethorë dhe syze dielli.

Ish-ylli i serialit Coronation Street dukej në humor të mirë teksa u kthye drejt veturës së saj të parkuar dhe më pas u pa duke u larguar me makinë.

Kjo vjen pasi Michelle tregoi se ishte “sfiduese të rikthehej në punë” për xhirimet e serialit të ri të ITV-së, “The Blame”, pasi u bë nënë për herë të parë.