Ballina Europë “Vrava gruan time!”/ Masakroi me thikë në banesë bashkëshorten, 60-vjeçari maqedonas arrestohet...

“Vrava gruan time!”/ Masakroi me thikë në banesë bashkëshorten, 60-vjeçari maqedonas arrestohet te varri i djalit

81
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Piacenza në Itali, ku një 60-vjeçar me origjinë maqedonase dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij brenda apartamentit ku jetonin. Sipas mediave italiane, autori i dyshuar, Hako Vitanov, ka telefonuar vetë numrin e emergjencës 112 menjëherë pas krimit, duke u thënë operatorëve: “Ejani, kam vrarë gruan time”.

Pas telefonatës, ai është larguar nga banesa dhe për disa orë ka humbur gjurmët e policisë. Forcat e rendit dhe karabinierët mbërritën në apartamentin e çiftit, të vendosur në katin e gjashtë të një pallati në periferi të Piacenzas, ku gjetën trupin e pajetë të 56-vjeçares Milena Vitanova. Ajo ishte e shtrirë në sallon, pranë divanit, në një pellg gjaku, ndërsa pranë trupit u gjet edhe një thikë që dyshohet të jetë përdorur në krim.

Hetimet paraprake tregojnë se viktima kishte shenja në duar, çka sugjeron se ka tentuar të mbrohej nga sulmi.

Më vonë, pas rreth dy orësh kërkimesh, autoritetet e gjetën të dyshuarin në zonën e Cimitero Monumentale di Piacenza, pranë varrit të djalit të tij të ndjerë. Sipas raportimeve, ai kishte tentuar të vetëlëndohej duke prerë damarët, por u ndalua në kohë nga policia dhe u dërgua në komisariat. Çifti kishte katër fëmijë, ndërsa dy prej tyre ishin dërguar te një i afërm pak para ngjarjes tragjike.

Banesa është sekuestruar nga autoritetet italiane, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit vijojnë.