Ballina Opinion Gënjeshtër e shëmtuar me dëshmitarë!

Gënjeshtër e shëmtuar me dëshmitarë!

61
0

Nga Belind Këlliçi

Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë sa do të turpëronte të gjithë mashtrimet që bën zakonisht!

Herën e parë si shënim dhe herën e dytë me dëshmitarë në atë monologun e tij, ai tha se Opozita kontrollon median. Tek 60 përqind e kohës mediatike që e merrka sipas tij Opozita, ai nuk e thotë se pjesën më të madhe të këtij minutazhi të përditshëm e zënë emisionet, transmetimet dhe panelet ku goditet, linçohet e demonizohet PD me fushata të pandalshme.

Këtë, kryeministri na e quan kohë për PD!!! Po sjellim një fakt të thjeshtë.

Kur SPAK bëri publike rezultatet e hetimit për grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, me njoftim dhe me dokumenta, në mediat kryesore në vend, në edicionet e lajmeve kjo nuk u pasqyrua fare. Pra sipas mediave kryesore në vend, konfiskimi i 40 milionë eurove pasuri të Karçanajt, Agasit e Beqirit, nuk kishte ndodhur. Kjo është drejtpërdrejt dora e Edi Ramës.

E njëjta gjë ka ndodhur me Ballukun, dhe më parë me Veliajn.

Gënjeshtra tjetër e Edi Ramës ishte se PD qenka e privilegjuar në parlament dhe fliska më shumë se qeveria. E vërteta është se deputetët e PD në mënyrë të përsëritur përjashtohen nga Kuvendi deri në 2 muaj.

Opozitës i mohohen rregullisht kërkesat për komisione hetimore, për interpelanca, për mocione me debat dhe vetë Kryeministri nuk vjen asnjëherë të japë llogari për skandalet qeveritare, për pyetjet që përfaqësuesit e shqiptarëve kanë.

Të gënjesh në monolog, dhe pastaj me dëshmitarë, nuk ndihmon aspak në zgjidhjen e krizës së rëndë dhe tensionit politik e social që Edi Rama ka krijuar në vend.

Thjeshtë thellon hendekun, me realitetin që shumë shpejt do t’i përplaset në fytyrë atij dhe grupit të strukturuar kriminal që Rama drejton dhe formalisht e quan “kabinet qeveritar”!