Ballina Sport Plas kaosi në futbollin shqiptar, tani FSHF ka një telash të madh...

Plas kaosi në futbollin shqiptar, tani FSHF ka një telash të madh për të zgjidhur

99
0

Rënia zyrtarisht e Bylisit nga Kategoria Superiore hap zyrtarisht një telash të paprecedent për futbollin e vendit tonë.

Rënia e ekipit të parë të ballshiotëve si dhe ngjitja e Bylisit B nëpërmjet play-out të Kategorisë së Parë, ka krijuar një rast që kërkon interpretim ligjor për ekipin që do të luajë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

Rregullorja parashikon që Bylis dhe Bylis B nuk mund të luajnë në të njëjtën kategori dhe se ekipi i dytë duhet të bjerë më poshtë. Por kush do ta zëvendësojë atë në Kategorinë e Parë?

Mbetet të shihet se si FSHF do të veprojë për rastin në fjalë që nuk ka një precedent dhe as nuk parashikohet në rregullore. Me shumë mundësi, vendimi për mënyrën e zëvendësimit të Bylis B do të vijë nga Komiteti Ekzekutiv, i cili është i plotfuqishëm për raste të tilla.