Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së dielës shkaktoi incident pranë godinës së Kryeministrisë, pasi përplasi automjetin në shkallët hyrëse dhe më pas goditi me shkelma derën e institucionit.
Ndaj 40-vjeçarit janë ngritur akuzat për “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Shkatërrim prone”, “Prishje të qetësisë publike” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se Marku dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor, pasi gjatë marrjes në pyetje nuk ka dhënë shpjegime të qarta mbi motivet e veprimit të tij.
Gjithashtu, rezulton se automjeti i përdorur në incident ishte marrë nga një mik i tij.







