Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka njoftuar se qeveria ka miratuar sot një paketë mbështetëse për sektorin e transportit publik.
Sipas Karakaçit, në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur kompensimi me 50 lekë për litër karburant për të gjitha shoqëritë e transportit publik qytetas dhe ndërqytetas.
Ministri bëri të ditur se masa synon të lehtësojë kostot e operatorëve të transportit, në kushtet e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe presionit financiar mbi sektorin.
Detaje të tjera mbi mënyrën e përfitimit dhe afatet e zbatimit të vendimit pritet të publikohen nga institucionet përgjegjëse në vijim.







