Ballina Ekonomia Monopolizimi i Importeve në Shqipëri

Monopolizimi i Importeve në Shqipëri

58
0

Sajmir Laçej*

Në kuadrin e përafrimit të legjislacionit për pronësinë intelektuale, ligji 52/2025,Për Markat Tregtare nëpërmjet  neneve 16 dhe 28 i ka krijuar mundësinë mbajtësve të Licencave ekskluzive të markave specifike të monopolizojnë tregtimin e produkteve duke kufizuar Importet Paralele e si rrjedhojë edhe çmimet.

Në një treg të madh si madh siç është BE, kjo masë mbrojtëse nuk krijon situatë monopol. Po kështu do të jetë edhe kur Shqipëria të jetë vend anëtar.

Nxitimi për ta aplikuar këtë masë në nivel nacional do të kishte pasoja për tregun dhe konsumatorët.

A është normale krijimi i Monopolit?

Abuzimi me Pozitën Dominuese: Ndërsa zotërimi i një marke është i ligjshëm, përdorimi i autoriteteve shtetërore (doganës) për të penguar konkurrencën e ndershme mund të konsiderohet abuzim nëse çon në rritje artificiale të çmimeve ose kufizim të tregut.

Autoritetet Doganore duhet të jenë të kujdesshme për të mos cenuar standartet e tregut të lirë dhe konkurencës duke i trajtuar Importet Paralele si legjitime dhe duke mos krijuar pengesa artificiale në import të produkteve origjinale.

Çdo pretendim i Subjekteve që zotërojnë licenca ekskluzive duhet të adresohet në Gjykatat e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe të prekurit mund të ankohen pranë Autoritetit të Konkurencës.

* Ish drejtor i Politikave Fiskale në MF dhe ish zv/drejtor i Përgjithshëm i Doganave