Ballina Politika Votohet me 114 vota Projektrezoluta për integrimin në BE, asnjë votë kundër...

Votohet me 114 vota Projektrezoluta për integrimin në BE, asnjë votë kundër edhe opozita pro!

61
0

Parlamenti ka votuar me shumicë të cilësuar Projektrezolutën për integrimin e Shqipërisë në BE, ku edhe opozita ka bashkuar votat e saj.

Kryeparlamentari Niko Peleshi, në përfundim të diskutimeve që zgjatën që nga ora 10:00 e ditës së sotme, ftoi deputetët që ta votonin në mënyrë elektronike.

Në përfundim projektrezoluta kaloi me 114 vota pro, vetëm 1 abstenim dhe asnjë kundër.

Edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ajo kishte kaluar me konsensus të plotë dhe asnjë kundër.

Mësohet se deputeti që abstenoi është Bujar Leskaj, i Partisë Demokratike.

Mazhoranca dhe opozita si rrallë më parë kanë bashkuar votat për të miratuar projekt-rezolutën për procesin e integrimit evropian të vendit.

Në një moment kur qëndrimet mes PS dhe PD duken të thelluara, në Kuvend “doli tym i bardhë” për arritjen e konsensusit mbi këtë dokument.