Sindikata më e madhe e mësuesve në Meksikë hodhi poshtë të premten një rritje page të propozuar nga qeveria, duke e cilësuar shumë më të ulët se kërkesat e saj, dhe kërcënoi me një protestë masive në kryeqytet në ditën e hapjes së Kupës së Botës. Rreth 3,000 anëtarë të Sindikatës Kombëtare të Punonjësve të Arsimit (SNTE) protestuan në Qytetin e Meksikos duke kërkuar një rritje page prej 100%.
Qeveria ka propozuar një rritje prej 9%. “Ne kërkojmë që kërkesat tona të përmbushen”, tha për AFP Fraustro Orosko, një mësues nga shteti Zacatecas. “Ekziston dëshira, me fillimin e Kupës së Botës, për të organizuar një nga protestat më dinamike dhe efektive në histori”, paralajmëroi ai.
Si pjesë e protestës, mësuesit bllokuan hyrjen në aeroportin ndërkombëtar të Qytetit të Meksikos. Meksika pret rreth 5 milionë turistë për Kupën e Botës, të cilën e organizon së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Turneu do të fillojë më 11 qershor në stadiumin Azteca në Qytetin e Meksikos.







